Hidromorava

Mavraj e do Gjermaninë në grup: Do të ishte privilegj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mërgim Mavraj shpreson që Shqipëria të bie në një grup me GjJermaninë, në Kampionat Evropian. Shorti do të hidhet më 12 dhjetor dhe Kuqezinjtë do t’i njohin kundërshtarët e ‘Euro2016’ këtë të shtunë.

“Të jem i sinqertë, për mua nuk ka rëndësi kush është, pasi dy skuadra do të jenë 100% shumë të forta. Të luash kundër Spanjës, Anglisë, Francës, Gjermanisë apo Italisë nuk ka shumë dallim”, u shpreh fillimisht mbrojtësi kosovar për Panorama Sport.

HW

“Është detyrë e madhe për ne të përballemi me secilën. Meqenëse jetoj në Gjermani, do të ishte një prestigj tjetër të luaja kundër saj, ndoshta dhe një dëshirë e imja personale. Në aspektin tjetër, është një sfidë shumë e madhe të luash me kampionen e botës”, vazhdoi ai.

“Po të na qëllonte në grup Austria apo Hungaria, do të ishte më mirë për ne. Sidoqoftë, ne do të jemi gati për këto sfida në verë dhe do t’i marrim ashtu siç shorti do të na qëllojë. Ne do të përgatitemi maksimalisht për të gjitha. Gjithsesi, shortit nuk i besohet”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.