Hidromorava

S’i binden Metës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Kosovë nuk ka arritur t’i bindë përfaqësuesit e opozitës për zhbllokimin e krizës politike në vend.

Meta gjatë kësaj vizite ka takuar krerët e shtetit dhe drejtuesit e partive politike opozitare, dhe u kërkuar partive parlamentare që t’i afrojnë qëndrimet për të zhbllokuar situatën në Kuvendin e Kosovës.

Të dielën Meta është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila e ka njoftuar kryeparlamentarin e Shqipërisë për angazhimin e saj për të krijuar kushte për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare takimin me Metën e kanë vlerësuan lart, të cilit, siç kanë thënë ata, ia kanë bërë të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës politike në vend, pa tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Mobi Casa

Frashër Krasniqi nga Lëvizja “Vetëvendosje” i ka thënë gazetën “Zëri” se përpos tërheqjes së nënshkrimeve, duhet të lirohen, siç ka thënë ai, edhe të burgosurit politikë.

“Kryetari i Vetëvendosjes është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, të cilit i është sqaruar se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës në vend pa tërheqjen e marrëveshjeve nga Qeveria dhe pa lirimin e të burgosurve politikë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë për media se takimi me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ishte një përpjekje për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi, ka thënë për “Zërin” se ia kanë bërë me dije Metës që pa anulim të marrëveshjeve nuk do të mundë të ketë normalizim të situatës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.