Hidromorava

Privatizuesit e ndërmarrjeve shoqërore nuk përmbushin zotimet, AKP-ja hesht

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka arritur të ndikojë që zotimet e blerësve të 26 ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara me spin-off special, të plotësohen tërësisht siç parasheh marrëveshja e zotimit, pasi këto zotime janë përmbushur vetëm 46% për investimet dhe 87% për punësimin.

Kështu thuhet në një raport të zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Ndërmarrjet e shitura me këtë metodë janë gjithsej 26, në të cilën 21 kishin kusht investimin dhe punësimin, 4 kanë pasur si kusht vetëm punësimin ndërsa një ndërmarrje shoqërore e shitur kishte si kusht qarkullimin mbi një limit të caktuar, transmeton ksp.

Nga zotimet janë liruar gjithsejtë 20 blerës prej të cilëve 2 nga AKM-ja dhe 18 nga AKP-ja. Për mos përmbushje të zotimeve 4 ndërmarrje janë kthyer në pronësi të AKP-së, ndërsa 2 ndërmarrje ende janë nën monitorim. Nga 26 ndërmarrje të privatizuara me metodën e spin-off special, 9 prej tyre kanë qenë nën hetime gjatë kohës së auditimit, të cilat Auditori nuk i ka përfshirë në auditim.

Uji Dea

“KP-ja duhet të sigurohet që Zotimet për investime dhe punësim janë përmbushur dhe t’i lirojë ata nga monitorimi kur ato të përmbushen 100%. Zotimet e përmbushura brenda periudhës së zotimit ishin në shkallën 46% për investimet, ndërsa 87% për punësimin. Ndërsa rezultatet e arritura të konfirmuara nga auditorët e pavarur për investime arrin në masën prej 68% dhe 96% për punësim. Kushti për privatizimin e 21 ndërmarrjeve ishte investimi kapital. Sipas grafikut gjashtë nga to kanë arritur zotimin e tyre në masën 100%. Nga këto, mund të përfundojmë se AKP-ja nuk ka arritur të ndikojë që Zotimet e Blerësve të plotësohen tërësisht siç parasheh “Marrëveshje Zotimi””, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

AKP ka hapësirë për përmirësim në fushën e monitorimit dhe me qëllim të shfrytëzimit të mësimeve të nxjerra nga procesi i privatizimit në të ardhmen, Auditori rekomandon që Bordi i ardhshëm të AKP-së të sigurojë që planet vjetore të monitorimit të jenë të lidhura me objektivat konkrete në kontratat e nënshkruara, procesi i monitorimit të përmbushjes së Zotimeve të plotësohet duke shfrytëzuar fuqishëm masat e përcaktuara në rastet kur kushtet nuk përmbushen siç parashihet me “Marrëveshje Zotimi”, të shtohet presioni tek blerësit e ndërmarrjeve që t’i përmbushin zotimet e bëra dhe që blerësit të lirohen nga këto zotime kur ato të jenë plotësuar tërësisht.

http://koha.net/?id=27&l=87602