Volejboll – Drita fituese e Kupës së Kosovës
Gjilan – Volejbollistet e Dritës së Gjilanit janë fituese e Kupës së Kosovës. Vashat e Dritës edhe njëherë dëshmuan se në Volejbollin e Kosovës janë të pa konkurrencë ato në finalen e madhe e mposhtën Skenderajin me rezultat 3-1.
Volejbollistet e Dritës gjatë tërë takimit dëshmuan se në mesin e kësaj skuadre ka volejbolliste të cilësisë së lartë duke e marrë parasysh moshën të cilën posedon kjo skuadër.
Volejbollistet e Dritës me një mbrojtje tejet efikase dhe me sulme të ndërtuara mirë në asnjë moment nuk lejuan volejbollistet mysafire të rrezikojnë rezultatin përgjatë katër seteve të zhvilluara.
Hiq më larg se dy muaj volejbollistet e Dritës ishin edhe fituese të Super Kupës së Kosovës kështu brenda dy muajve kjo skuadër e sukseseve dhe trofeve në vitrinat e saj në Gjilan do të sjellë edhe Kupën e Kosovë.
Volejbollistet e Dritës për herë të 8 në historikun e saj arrinë të stoliset me Kupën e Kosovës ndërsa ishte edhe 7 herë tjera finaliste e kësaj kupe.
Emocionet e veçanta për këtë finale të madhe dhe triumfuese nuk i fshehë trajneri i KV Drita Lorik Ilazi.
“Është nder i veçantë t`i ushtrosh këto vajza të talentuara dhe me një moshë kaq të re dëshmuam se jemi më të mirët ndeshjen e sotme finale e vendosi mbrojtja e mirë e volejbollisteve si dhe sulmet të cilat i patëm tejet precize, jam shumë i lumtur përveç faktit se këto vajza po dëshmojnë së kanë ardhmëri të ndritshme, këto vajza do të jenë edhe bërthama e Përfaqësueses së Kosovës, kjo kupë ju takon vetëm këtyre vajzave të mrekullueshme të cilat patën besim të madh në punën tonë profesionale”, shprehet Ilazi./sylejman ismajli/ rajonipress/
Rezultati: (25-18),(23-25),(25-21),(25-20) – (3-1


