Watford vazhdon pa Valon Behramin
Mesfushori i Watford, Valon Behrami nuk do të mund të paraqitet në fundjavë për shkak të lëndimit.
Kështu trajneri Flores nuk do të mund të llogaris në të por që ka thënë se Behrami nuk ka pësuar ndonjë lëndim të ri.
Këtë fundjavë Watford do të takohet me Norwich Cityn për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 15 në Premier League, transmeton Klan Kosova.


