ARKATANA

Miliardat në ‘lloçin’ politik të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

SHBA-ja e zhgënjyer me paaftësinë e treguar nga qeveritë kosovare.Punësimi i njerëzve dështoi, donacionet pasuruan zyrtarët.

Sipas analistëve, një pjesë e madhe e miliardave të dhëna për ndërtimin e shtetit në Kosovë nga BEja dhe SHBA-ja shkuan për ndërtimin e shtëpive të shtrenjta, veturave luksoze të lidershipit kosovar të pasluftës

FIDANISHTJA

Analistët e ekonomisë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të një mendimi se fjalimi i sekretarit amerikan, John Kerry, me rastin e vizitës së tij të shkurtër në vendin tonë ishte një shuplakë e fortë për lidershipin aktual, të cilit i ka kërkuar të tregojë rezultatet në punësimin e qytetarëve. Analistët thonë se deklarata e shefit të diplomacisë amerikane ishte një sinjal i qartë për ekonominë e brishtë.

Ndërsa, opozita akuzon se Qeveria e tashme ka premtuar mijëra vende pune, por nuk ka pasur asnjë rezultat. Zëdhënësi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, thotë për “Kosova Sot” se është e qartë që Qeveria e Kosovës, prejse është formuar ky koalicion, është marrë vetëm me kërkesat e Serbisë dhe aspak me kërkesat e qytetarëve për përmirësimin e jetës së tyre./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.