FIDANISHTJA

Kosova, kontribuuese në zhvillimin e infrastrukturës rajonale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, po qëndron në Tiranë, ku po merr pjesë në takimin e 11-të vjetor të ministrave të transportit për zhvillimin e zgjatimit të rrjetit kryesor dhe gjithëpërfshirës TEN-T në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim, siç bëhet e ditur nga njoftimi për medie të kësaj Ministrie, po marrin pjesë ministrat e transportit të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të SEETO-s.

Ministri Zharku me këtë rast prezantoi punën që po bën Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës në forcimin e sektorit të infrastrukturës, si kontribuues kryesor në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme.

Mobi Casa

Ai theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për promovimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rajonale nëpërmjet strategjive kombëtare dhe iniciativave bashkëpunuese rajonale.

Në fjalën e tij ministri Zharku përmendi të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, duke veçuar finalizimin e pjesës së Rrugës 7, që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Serbinë, finalizimin e Rrugës 6 Prishtinë-Shkup, ndërtimin dhe rikonstruktimin e linjave hekurudhore, si dhe projektet e tjera të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të rrjetit gjithëpërfshirës.

http://koha.net/?id=27&l=87225