UBT

Një miliard në shtet, një miliard në xhep

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Buxheti 2016 nuk parasheh kurrfarë zvogëlimi të informalitetit. Shteti i mbyll sytë para përfitimeve enorme të mafisë ekonomiko-politike.

Edhe Qeveria “Mustafa-Thaçi” po e toleron qëllimshëm evazionin fiskal dhe kontrabandën, prej së cilës biznese të afërta me pushtetin përfitojnë në kurrizin e buxhetit të shtetit

Shkalla shumë e lartë e nivelit të ekonomisë joformale dhe krimit ekonomik, që është instaluar në Kosovën e pasluftës, kanë zënë vend gati në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare të Komisionit Evropian, të Bankës Botërore, etj., kur flitet për ekonominë e brishtë të Kosovës.

Uji Dea

Në këto raporte është theksuar se, përveç deklaratave publike për luftimin e krimit ekonomik dhe financiar, ekzekutivi i vendit nuk kishte treguar vullnet dhe gatishmëri të duhur për luftimin e këtyre dukurive.

Lufta kundër ekonomisë joformale është pjesë e obligimeve që duhet të kryejë Kosova për t’ia hapur vetes rrugët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Analistët e ekonomisë, specialistët e kësaj fushe dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës shfaqin habinë e tyre se me buxhetin e ri për vitin 2016, Qeveria “Mustafa” nuk ka paraqitur madje asnjë formë model të rritjes së luftës kundër informalitetit, kontrabandës dhe evazionit fiskal, që do të sillte rritjen e buxhetit të shtetit deri në dyfishimin e tij. Disa nga hulumtimet e bëra nga organizatat financiare ndërkombëtare dhe ato vendore tregojnë se ekonomia joformale në Kosovë dëmton buxhetin e vendit për rreth një miliard euro në vit./kosova sot/