Uji Dea

120 aplikime të bllokuara në Komisionin e Minierave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria tërësisht e dështuar në sektorin minerar. Kosova, me dhjetëra miliardë euro pasuri nëntokësore.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, si organ që menaxhon sektorin minerar të Kosovës që nga prilli i vitit të kaluar, ka mbetur pa bord.

Si pasojë, shumë kërkesa për licencime në sektorin minerar kanë mbetur pa përgjigje, duke ndikuar në shtyrjen e investimeve që do të sillnin vende të reja pune e zhvillim ekonomik

Fundamenti

Ndonëse nga specialistët e ekonomisë është konsideruar mund të ishte një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të ekonomisë vendore, sektori i Minierave dhe Mineraleve ka mbetur i pazhvilluar.

Analistët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës vlerësojnë se të gjitha qeveritë e vendit pas lufte janë treguar shumë të paafta për ta shfrytëzuar pasurinë nëntokësore të Kosovës. Ismajl Kastrati, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerëson se Kosova veç faktorit human njerëzor pasurinë më të madhe e ka pasurinë nëntokësore. “Por, deri tash jo vetëm që nuk i ka shfrytëzuar këto pasuri, mirëpo, për fat të keq, shfrytëzimin e këtyre pasurive e ka bërë në formën më primitive, pra kryesisht duke i shitur si ekstrakte dhe si lëndë e parë e papërpunuar pa qenë fare e finalizuar dhe me çmime herë-herë edhe simbolike, e jo sikurse ato të bursave botërore”, ka thënë ai. Sipas Kastratit, kombinati ‘Trepça’ nuk po shfrytëzohet si duhet dhe janë lënë pas dore minierat e Kishnicës, Novobërdës, Strezovcit etj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.