Hidromorava

Ambasadori britanik: Vendi i opozitës është Kuvendi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori i Britanis në Kosovë Ruairí O’Connell është shprehur se zhvillmet e sotme janë shqetësuese, duke shtuar se dhuna është e papranueshme dhe nuk është zgjidhje.

“Dhuna e vazhdueshme nuk do t’i zgjidhë problemet e Kosovës. Një Kuvend funksional është shtyllë kyçe për demokracinë. Vendi i opozitës është Kuvendi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka përmendur edhe deklaratën e djeshme të ambasadave të QUINT-it duke thënë se aty kanë vënë në pah disa gjëra.

“Fillimisht ne kemi kërkuar të gjitha palëve t’u kthehen dialogut. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është dialogu. Vendimi i presidentes për të referuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese ka krijuar hapësirë për këtë dialog. Është vitale që të dy palët të shfrytëzojnë këtë kohë”, ka thënë ai.

Mobi Casa

“Së dyti, kemi ritheksuar besimin tonë se Kosova ka nevojë për rregull dhe ligj. Unë besoj se të gjithë duhet të respektojnë ligjin, përfshirë të gjithë politikanët e të gjitha subjekteve politike. Ne kemi bërë të qartë se duhet të ndiqen të gjitha procedurat ligjore”, ka vazhduar më tej ai.

O’Connell ka thënë se shpreson se të gjitha autoritetet në Kosovë do të sigurohen se do të respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Britania e Madhe do të vazhdojë të vëzhgojë me kujdes të gjitha ngjarjet në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.