Fundamenti

Ajeti ëndërron gjigantin evropian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti,ka treguar se te skuadra e re, Frosinone, shpreson të luajë sa më shumë ndeshje për të qenë i gatshëm për Evropianin 2016.Ai ka thënë se është pritur mirë në skuadër dhe se nuk e ka pasur problem të adaptohet në mesin e lojtarëve.

“Frosinone është skuadër e mirë në Serie A dhe shpresoj të kem sukses me klubin e ri. Këtu kam mundësi me zhvillu më shumë ndeshje dhe të jem gati për kombëtaren për Evropianin 2016”, ka thënë Ajeti në intervistën për ‘Kohavizionin’.

Ajeti ka thënë se po e ka pak problem gjuhën italiane, por është duke e mësuar. “Jam duke e mësuar gjuhën sepse këta nuk e flasin mirë anglishten. Edhe në kombëtare e kemi trajnerin italian dhe më duhet”, ka shtuar ai.

Fundamenti

Në fund të intervistës, Ajeti shtoi se ëndërron që një ditë të luajë për Barcelonën.

“Barcelona është ëndrra ime. Rrugë e gjatë, por nuk është e pamundur. Do të luftoj për të realizuar ëndrrën time. Ndoshta dhe në fund realizohet. Por për momentin jam në Serie A dhe jam shumë i lumtur”, tha ai.

Ajeti u transferua te skuadra italiane gjatë javës së kaluar, gjashtë muaj pasi ishte larguar nga Baseli. Gjatë kësaj kohe ai ishte lojtar i lirë. Te Frosinone, Ajeti do të bartë fanellën me numrin 93.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.