Eko Higjiena

Enigma e opozitës për seancën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancën e rregullt plenare, ku janë paralajmëruar 35 pika të rendit të ditës, mirëpo aprovimi apo jo i tyre në mënyrë të rregullt mbetet në dorën e opozitës.

Kjo e fundit pas arrestimit të ish-kreut të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, duket se është vendosur edhe më shumë në qëllimin e saj – për ta bllokuar seancën.

Tri partitë opozitare në një mbledhje të mbajtur mbrëmë kanë folur për ngjarjet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kanë zgjedhur heshtjen për veprimet që do t’i ndërmarrin sot në Kuvend.

Uji Dea

Edhe pse në mungesë të dy deputetëve të arrestuar, Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit, dhe dy të tjerëve në arrati, Faton Topalli e Albulena Haxhiu, opozita një plan e ka në mendje, të cilin do ta zbulojnë vetëm sot.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar ngjarjet e fundit ka thënë se hyrja me dhunë e Policisë në zyrat e Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk ka qenë veprim i drejtë.

“Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje jo e mirë dhe jo e drejtë. Janë sulmuar zyrat e një partie opozitare. Kushdo që pajtohet me këto fakte është gabim”, ka thënë Haradinaj./zeri/