Xhevdet Shabani fundos Vushtrrinë
Gjilan – Në javën e 17 të Raiffeisen ligës së futbollit të Kosovës Drita e mposht skuadrën e Vushtrisë me rezultat 5-1 akter kryesor i kësaj ndeshje është Xhevdet Shabani i cili shënoi 4 gola.
Mesfushori i Dritës Xhevdet Shabani gjatë do ta mbanë mend këët ballafaqim, duke shënuar 4 gola dhe duke i dhuruar tri pikë të vlefshme skuadrës së tij gjerë në fillim të stinorit pranveror.
Java e 17 ishte java e fundit skuadra e Dritës nga 17 ndeshje ka arkatuar 21 pikë.
Futbollistët e Dritës e nisën furishëm ndeshjen e sotme në minutën e 5 Xh.Shabani nga gabimet e mbrojtësve musafir arrinë nga 13 metra ta mposhtë portierin mysafir Ridvan Beqirin 1-0.
Mysafirët shumë shpejt arrijnë të barazojnë në minutën e 13 Aliou Traore e shfrytëzon gabimin e portierit të Dritës
Artan Latifi i cili nuk e patë vështir ta barazon rezultatin në 1-1.
‘Bardhë e kaltërtit’ e Dritës shumë shpejt këndellën në minutën e 31 Ardian Limani pengohet në zonën e rreptësisë ndërsa gjyqtari i kësaj ndeshje Mentor Baliu nga Mitrovica me të drejtë tregon pikën e bardhë, nga pika e bardhë ishte i sigurt Fillim Guraziu i cili sjell skuadrën e tij në epërsi në 2-1.
Kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1. Në minutën e 65 Guraziu shumë lehtë ka mundur të shënon por gjuajtja e tij përfundon jashtë vijës fundore të mysafirëve.
Një minutë më vonë Xh.Shabani me gjuajtje precize nga 13 metra gjen këndin e djathtë të portës mysafire duke ngrit epërsinë në 3-1.
Në minutën e 71 futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme Shabani pasi kalon dy futbollist mysafirë nga 14 metra me gjuajtje të saktë gjenë rrjetën mysafire duke ngrit epërsinë në 4-1.
Mysafirët rast të mirë patën të zbusin humbjen e tyre por Alio Traore dështon nga 12 metra gjuajtja e tij përfundon mbi horizontalen e Latifit.
Kur të gjithë menduan se gjithçka ka përfunduar në minutat shtesë në atë 93 Shabani edhe njëherë del në skenë i cili me mjeshtri arrinë të shënon nga 12 metra duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-1.
Futbollisti më i mirë i kësaj ndeshje dhe gola shënuesi i 4 golave Xhevdet Shabani deklaroi:” Jam shumë i lumtur që arritëm fitore me këto tri pikë të fituara do të kemi një pushim dimëror më të lehtë ishte një dit e mirë e imja dhe për këtë jam shumë i lumtur, por duhet falënderuar edhe bashkëlojtarët e mi”.
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues:300
Gola shënues: Shabani min (5),(66),(71),(93) Guraziu (31)(D) Traore (13) (V)
Gjyqëtar; Baliu, Latifi, Mehmeti, Mustafa
Kartona të verdhë: Tusuni, Y.Ramadani, Krasniqi (D) Ahmeti, Halimi A.Traore (V)
Kartona të kuqë: Vokshi (V)
DRITA- Latifi(Huruglica) Hashani, Tusuni, Shabani, Guraziu, Limani A.Ramadani(Kastrati),Y.Ramadani(Neziri), Krasniqi, Ajdari, Haliti.
VUSHTRIA- Beqiri, Maxhuni, Gërgjaliu, Ahmeti, (LLapashtica), Vokshi, Veseli, Halimi, Krasniqi (Mulaku)
Traore, Zuqaku (Evina), Gauthie./sylejman ismajli/rajonipress/


