FIDANISHTJA

Agim Mehmeti – tash e 40 vjet me çekan në dorë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – I madh e i vogël gjilanas e njohin Agim Mehmetin (1955), si mjeshtër i këpucëve në Gjilan. Ai, edhe në këtë moshë të shtyrë, punon e s’ndalet. Zanatin e këpucëtarit e ka pasion. Këtë zanat e ka të trashëguar nga i ati i tij, Aliriza Uzun – Mehmet, tash i ndjerë.
Agimi thotë se, si familje zejtarësh njihen para 250 vjetësh.

“Po, tha Agimi, – edhe sot e kësaj dite, këtë mjeshtri e trashëgojmë tek fëmijët e tanë. Edhe Erdini, djali im, e ka trashëguar këtë zanat, i cili i flë në shpirt e në zemër. Unë jam mjeshtër i këpucëve dhe me asgjë nuk e ndërroj këtë zanat. Shih lokalin tim, i cili nuk ka “sende” tjera, pos këpucëve të “reja”, të cilat presin t’i “renovoj” apo t`i harrnoj. Qytetarët tanë kanë nevojë për një intervenim të tillë tek këpucët e tyre, sepse ato dëmtohen nga uji e rrëzbitja e kohës. Me një “intervenim” timin, ato qëndrojnë edhe pak kohë për ta”.

Një pyetje ia bëmë Agimit: “A ka “fitim” nga ky zanat? E, ai pa një, pa dy, na tha se, afrohen njerëzit dhe kërkojnë ndihmë për një intervenim të vogël në këpucët e tyre. “Po, unë qytetarëve të mi u shërbej, por edhe i priti mirë. Dhe, ua rregulloj këpucët me pak para. Ata ndahen të kënaqur e të gëzuar”. Agim Mehmeti nuk ka aq halle jete. Thotë se, me këto para, e mban familjen. Ai shton: “Po u tregoj se nuk fitoj aq. Me këto para, e paguaj qiranë, ujin, rrymën, por edhe pak më mbesin për bukë e sende të tjera familjare”.

United Hospital

Aty përballë Xhamisë së Madhe e ka lokalin e këpucëve Agim Mehmeti. Ai punon, por edhe “fiton” pak. Populli e thotë: ”Pika, pika – mbushet pusi”. Ai nuk rri duarkryq. Vjen në “dyqan” dhe punon këpucë, herë në renovim e herë në intervenim tjetër. Me rëndësi është se jeta kalon, e myshterinjtë vijnë e s’ndalen… Me pak para, i rregullojnë këpucët e tyre. Ai është i kënaqur me këtë mjeshtri pune. Thotë se bëhet “idare” dhe nuk ankohet. Ai është i pari dhe më i vjetër si këpucëtar në Gjilan.

Ndërsa, në Gjilan ka edhe të tjerë, por ata janë të ardhur nga Bujanoci, Preshevës e mese të tjera. Gruaja e tij punon si arsimtare në Dobërqan. Ajo çdo dite udhëton Dobërqan – Gjilan. Nuk ankohet. Nëse punon jo mirë, shton Agimi, – myshteria largohet. Nuk vjen më në dyqan. Por, ai ka respekt me të gjithë dhe u shërben sipas nevojës së tyre. Edhe ata ndahen të kënaqur me punën e tij.

Po, tha – Agimi, këtu në Gjilan, thonë se kanë punuar 12 zanatlinj për këpucë. E, i ati i tij, Aliriza Uzun Mehmet, ka punuar në këtë zanat nga viti 1941. Prandaj, Agim Mehmeti e ka trashëguar këtë zanat nga prindi i tij tash e 40 vjet më parë. Ai sot nuk ndalet në lokalin i tij që gjendet në afërsi të xhamisë se madhe, në Gjilan. Aty në ç’do kohë punon e “intervenon” çekani i tij në këpucët e qytetarëve të rrëzbitura si të jenë të Lulit të vocërr të Migjeni. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.