Adnan Januzaj gjen kundërshtarin e ‘duhur’
Adnan Januzaj ka dështuar të gjej një vend në formacionin e Borusia Dortmundit
Adnan Januzaj nuk u aktivizua nga minuta e parë as në ndeshjen ndaj Krasnodarit në Europa Ligë, ku Dortmundi pësoi humbje me rezultat minimal 1:0, duke humbur kështu edhe kreun e tabelës.
Januzaj u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 68’të, por nuk kishte shumë kohë që t’i ndihmoj skuadrës së tij.
Në momentin kur skuadrat hyrën në zhveshtore pas pjesës së parë, Januzaj gjeti kohë që të bëjë nxehje me një djalosh të vogël i cili ishte aty për t’i mbledhur topat.
Mesfushori i Manchester Unitedit, i huazuar te Dortmundi, pritet që në janar të kërkoj skuadër që do t’i siguronte atij më shumë minutazh. /Express/


