UBT

Bllokojnë njëra-tjetrën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Më 13 shtator të vitit të kaluar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij të parë si kryeministër në Kosovë, kishte për qëllim kryesor që të fillojë bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy shteteve dhe heqja e barrierave doganore. Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Rama kishte thënë se ky bashkëpunim do t’i japë fund “patatofobisë” që shkaktoi luftë doganore në mes të dy vendeve.

Strategjinë e bashkëpunimit në mes të dy qeverive e ka propozuar si ide, pas që kishte përmendur barrierat doganore të viteve të kaluara mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke marrë shembull ndalesat doganore që ka vënë ish-Qeveria e Shqipërisë për patatet e Kosovës, ose bllokadën që kishte vënë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kundrejt çimentos nga Shqipëria. Por, sikur u harruan këto fjalë dhe takime. Në fillim të vitit 2014 filluan përplasjet për interesat e bizneseve të të dyja anëve të kufirit.

FIDANISHTJA

Në janar u vendosën barriera tarifore dhe jotarifore nga Prishtina dhe Tirana, të cilat dëmtuan rëndë interesat e bizneseve, njëkohësisht u pengua fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimi tregtar, si dhe lëvizja e lirë e mallrave ndërmjet dy shteteve. Po ashtu, ky acarim i marrëdhënieve ekonomike shkoi deri aty, ku shteti shqiptar mori vendim që asnjë kilogram miell të mos kalojë matanë kufirit. Thuajse çdo sezon veror shteti shqiptar vendos barriera edhe për rrushin e prodhuar në Kosovë. Shqipëria po vazhdon të aplikojë bllokadë edhe për produktet farmaceutike “Made in Kosova”, që nga viti 2010./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.