Salihi: Meritonim më shumë
Hamdi Salihi, sulmuesi shkodran e Skënderbeut është shprehur pas sfidës me Besiktasit se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë me shumë raste. e ata meritonin diçka më tepër nga kjo përballje.
“Ishte një ndeshje e cila nuk duhej të përfundonte me këtë rezultat. Zhvilluam një lojë të mirë me shumë raste”
Salihi zhvilloi një paraqitje të mirë ndaj ekipit turk por nuk mundi të gjente dot rrugën e rrjetës edhe pse mundësitë nuk munguan. Në fundin e pjesës së parë pati edhe një rast për moviolë ndaj tij, pasi u pengua në zonë nga një prej mbrojtësve vendas, ndonëse pozicioni i tij ishte i dyshimtë për pozicion jashtë loje, transmeton Sportal.
Në minutën e 83’ Salihi la fushën e blertë për ti lënë vend brazilianit Xhair, ndërsa korçaret tashmë kanë edhe një ndeshje për të luajtur në Ligën e Evropës, teksa do të presin në Elbasan Arena rusët e Lokomotivës së Moskës.


