Komuna e Kamenicës mbështet fermerët me fidane
Kamenicë – Të enjten në mënyrë solemne u bë shpërndarja e fidanëve për shtatë fermer të Komunës së Kamenicës, të cilët ishin përfitues të këtij projekti të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njëherit ky ishte projekti i fundit i realizuar për këtë vit nga kjo drejtori.
Vlerësimin e kishte bërë një komision i veçantë nga drejtoria. Për këtë projekt janë ndarë gjithsejtë 3,690 fidanë, prej të cilave 1,380 fidanë të mollëve 1,480 fidanë të dardhëve dhe 830 fidanë të kumbullave.
DBPZHR me fermerë ka mbajtur edhe një trajnim këshillues për mbjelljen e fidaneve. Pas shpërndarjes së fidaneve, të gjithë fermerëve përfitues ju janë shpërndarë nga një udhëzues me informata, se si bëhet mbjellja profesionale e fidanëve të pemëve./rajonipress/


