FIDANISHTJA

Në politikë për t’u bërë milionerë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtresa politike, më e pasura në Kosovë.Shfrytëzohen institucionet për keqpërdorime të parasë publike

“Janë shtresa që e kanë krijuar krizën sociale dhe kjo gjithmonë ka ardhur përmes pushtetit dhe përmes politikës. Fatkeqësisht, është krijuar bindja tek qytetarët se njerëzit që duan të bëhen të pasur duhet të merren me politikë dhe të jenë pjesë e politikës”, thotë Hoti

Që nga koha e pasluftës, në Kosovë jemi dëshmitarë të një pasurimi pothuajse marramendës të shtresës së politikanëve dhe qeveritarëve vendës.

Hidromorava

Madje, edhe është krijuar përshtypja e përgjithshme që të bësh para në Kosovë duhet që patjetër të jesh politikan, apo i përfshirë në politikëbërje. Pse shtresa më e pasur në Kosovë është ajo e politikanëve?

A do të thotë që të bësh para në Kosovë dhe të bëhesh i pasur në të shumtën e rasteve është të jesh politikan që vjen në pushtet dhe nga asgjë bëhesh milioner? A funksionon një skemë e tillë e pushtetit që hyrja në institucione ndodh për shkak të pasurimit përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jo për t’i shërbyer qytetarit.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha se për demokracinë kosovare është një sfidë e madhe prezenca e dukurive të tilla si korrupsioni.“Prezenca e gjerë e korrupsionit politik mbetet sfidë serioze për demokracinë kosovare”, tha ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.