Fundamenti

Martesa mafioze parti-biznes betonon korrupsionin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Derisa në vendin tonë po vazhdojnë aktivitetet e javës kundër korrupsionit, ditës ndërkombëtare në funksion të sensibilizimit të shoqërisë për luftimin e kësaj të keqe, përfaqësues politikë dhe analistë të pavarur konstatojnë se në Kosovë është rrënjosur shumë thellë korrupsioni në të gjitha nivelet, me financime të politikës prej kompanive të inkriminuara, pastaj me shantazhe e tenderomani, saqë është e vështirë të shkulet korrupsioni dhe krimi i organizuar, pasi ai ka zënë rrënjë të thella në të gjitha poret, në të gjitha nivelet e pushtetit, duke filluar nga niveli komunal e deri tek ai qendror, në të gjitha shtyllat e shtetit.

INKRIMINIMI I PUSHTETIT NUK KA TË NDALUR

Lidhjet klienteliste përforcohen nga oligarkët

“Për të përfituar sa më shumë, partitë politike zgjedhin që t’i kenë me vete disa korporata të mëdha, të cilat kanë financa të bollshme dhe i përkrahin pa rezervë partitë politike. Në anën tjetër, kur partitë politike vijnë në pushtet ua shpërblejnë shumëfish këtyre firmave “kontributin” e tyre, duke u dhënë tenderë të shumtë”, theksoi deputeti Adem Salihaj, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mobi Casa

Derisa në vendin tonë po vazhdojnë aktivitetet e javës kundër korrupsionit, ditës ndërkombëtare në funksion të sensibilizimit të shoqërisë për luftimin e kësaj të keqe, përfaqësues politikë dhe analistë të pavarur konstatojnë se në Kosovë është rrënjosur shumë thellë korrupsioni në të gjitha nivelet, me financime të politikës prej kompanive të inkriminuara, pastaj me shantazhe e tenderomani, saqë është e vështirë të shkulet korrupsioni dhe krimi i organizuar, pasi ai ka zënë rrënjë të thella në të gjitha poret, në të gjitha nivelet e pushtetit, duke filluar nga niveli komunal e deri tek ai qendror, në të gjitha shtyllat e shtetit. Përderisa korrupsioni po fillon qysh në fillim me financimin e partive, e deri te dhënia e tenderëve, licencave, lejeve për ndërtim e shumëçka tjetër, pasi ato parti po e marrin pushtetin, do të thotë se shanset për luftimin e korrupsionit janë shumë të vogla ose kurrfarë, sepse në një shtet ku nuk sundon ligji, institucionet qofshin ato komunale, qendrore, gjykata, prokurori etj., në prapaskenë i udhëheq nëntoka kriminale.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj thotë se shumica e partive politike në Kosovë i kanë firmat e tyre përkrahëse, të cilat në shumicën e rasteve i ndihmojnë partitë politike me financa gjatë fushatave zgjedhore. “Për të përfituar sa më shumë, partitë politike zgjedhin që t’i kenë me vete disa korporata të mëdha, të cilat kanë financa të bollshme dhe i përkrahin pa rezervë partitë politike. Në anën tjetër, kur partitë politike vijnë në pushtet ua shpërblejnë shumëfish këtyre firmave “kontributin” e tyre, duke u dhënë tenderë të shumtë”, theksoi Salihaj.

Partitë fshehin financat

Ismail Kurteshi, deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! pohon se niveli i korrupsionit të të gjitha formave në vend është po aq i lartë, por gjithsesi që jo të gjitha subjektet politike janë të involvuara në lidhje korruptive dhe mungesë transparence, sado që të tillat mund të numërohen në gishtërinj. “Është e vërtetë se korrupsioni është shumë i përhapur në Kosovë. Pazaret jotransparente dhe pa procedura të parapara, me kompanitë e dyshimta, që për një kafshatë buke po bëhen pronarë të pasurive tona të çmueshme kombëtare, ose po na dërgojnë në gjykata ndërkombëtare kinse për dëmin që e kanë pësuar nga prishja e atyre kontratave jotransparente, e të dyshimta dhe shumë të dëmshme për Kosovën”, u shpreh ai. “Se korrupsioni është shumë i përhapur dëshmon edhe fakti se shumica absolute e partive politike nuk po i bëjnë publike financat e tyre. Këtë shkelje po e lejon shteti, i cili udhëhiqet nga këto parti. Fakti që ato po i fshehin këto raporte është argument i fort se ato po i fshehin veprimet e tyre antiligjore. Ata që i shkelin ligjet në parti s’kanë si të mos i shkelin kur e udhëheqin shtetin”, tha deputeti Kurteshi. Ai ka pohuar se subjekti politik nga vjen ai me kohë i ka bërë raportet publike, madje që të gjitha, duke zbuluar edhe financuesit dhe donatorët me emër e mbiemër/kosova sot/