Vjeshta e gjetheve të mia
SA TA PIJ ME FUND SHIUN QË RA, Prit sa ta pij me fund shiun që ra dhe qeshjen tënde, që në pështymën e ditës së ikur u la
Prit se kjo natë ende në dysh nuk u nda
dhe ai bari i kësaj vjeshte s’u tha që s’u tha
Do të nisem pastaj
kah nuk isha kurrë do të gjej
gishtrinjëve të mi të të përthej
pikë për pikë ta shuaj etjen nëpër dej
Prit… derisa mungesa ime syve tu
të shkëlqejë
Sabit Rrustemi
( 24 nëntor 2015 )


