Januzaj, telashja e vetvetes
Adnan Januzaj është duke kaluar momente të vështira te Borussia Dortmundi, ku nuk po arrin të gjej hapësirë nën urdhëratë e trajnerit, Thomas Tuchel.
Manchester Unitedi është duke u përballur me lëndime në këtë sezon dhe sipas portalit, Goal.com, Januzaj kishte me gjet hapësirë në formacionin e Van Gaal nëse do të ishte edhe më tej në Old Trafford.
Januzaj luajti disa ndeshje të njëpasnjëshme nën urdhëratë e trajnerit David Moyes, por nuk e bindi edhe trajnerin Louis Van Gaal, i cili gjatë verës vendosi ta huazoi, por holandezi nuk është i kënaqur me zgjedhjen e kosovarit.
“Ai duhet të luftojë me lojtarët më të mirë të mundshëm dhe të luaj me një skuadër rregullisht. Për këtë arsyeja doja që Januzaj të luaj në Premierligë, por ai zgjodhi Dortmundin. Nuk po më pëlqen mënyra se si po shkojnë gjërat”, është shprehur Van Gaal.
Januzaj deri më tani këtë edicion, ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Dortmundin, shumica nga banka rezervë. /Express/


