Mobi Casa

Rektori kërkon falje për dështimet e mbledhjes së Senatit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Edhe sot, ashtu si edhe mbledhjet e kaluara ka dështuar mbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës.Kjo për shkak siç edhe njofton vetë Rektorati, është anuluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje është dashur të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës që janë me rëndësi për mbarëvajtjen e punës në Universitet.

Janë tri çështje që përmendën edhe në komunikatën e Rektoratit, si ajo e: Procedimit për zgjedhjen e stafit akademik rreth të cilit nuk ekziston asnjë dilemë se i plotëson kushtet e përcaktuara me Statutin e Universitetit.

“Bëhet fjalë për njerëz që kanë marrë dritën e gjelbër nga komisionet recensuese, këshillat e fakulteteve dhe komisioni i studimeve. Në fakt, këta njerëz janë duke u dëmtuar për shkak të përpjekjeve të një pjese të senatorëve që zgjedhja e tyre të kushtëzohet me avancimet e mësimdhënësve që nuk i plotësojnë kushtet statutare, në mesin e të cilëve është edhe një numër i anëtarëve të Senatit. Një kushtëzim të tillë nuk e kam pranuar dhe nuk do ta pranoj as në të ardhmen, sepse thirrjet akademike f itohen me meritë e jo me shumicë votash”, thuhet në komunikatë.

Çështje tjetër që sot është dashur të zgjidhet në mbledhjen e Senatit është edhe aprovimi i programeve për studimet master të Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Filologjisë, të cilat duhet të akreditohen.

“Nëse, për shkak të mosakreditimit eventual, vitin tjetër nuk do të mund të hapet konkursi për dy drejtime master në Fakultetin e Edukimit dhe një drejtim master në Fakultetin e Filologjisë, përgjegjësinë duhet kërkuar tek dekanët aktualë të këtyre dy fakulteteve, të cilët ishin në mesin e atyre që bojkotuan mbledhjen”, thuhet më tutje në komunikatën e Rektoratit.

UBT

Ndërsa qështja e tretë për të cilën senati nuk ka arritur ta miratoj është një temë doktorature nga Fakulteti Ekonomik dhe pesë nga Fakulteti i Mjekësisë, dekanët e të cilëve, sipas kësaj komunikate po ashtu, vendosën ta bojkotojnë mbledhjen.

Në mble dhjen e senatit sot është dashur të miratohet edhe Rregullorja e Punës për Komisionin e Etikës.

“Kemi pasur aq shumë shkelje të etikës në 2-3 vjetët e fundit sa është çudi se si një rregullore e tillë nuk është miratuar më herët. Si pajtohemi aq lehtë që ata që kanë bërë shkelje etike duke plagjiarizuar ose në forma të tjera, duhet të mbeten të pa ndëshkuar. Mbase kjo është në frymën e letrës që disa senatorë i drejtuan ministrit javën e kaluar e ku kërkohet që të mos merren masa ndaj askujt deri në përfundimin e zgjedhjeve që është një hipokrizi e llojit të veçantë”, thuhet në këtë komunikatë.

Në këtë mbledhje ka pasur edhe pika të tjera që duhej shqyrtuar, por që nuk kanë arritur t’i shqyrtojnë.

Për këto, rektori u kërkon falje të gjithë mësimdhënësit dhe studentët që ndihen të dëmtuar për shkak të kësaj.

“Besoj se do të kuptojnë se këtu po zhvillohet një luftë e paskrupullt për mbrojtjen e interesave personale dhe grupore. Besoj se do ta kuptojnë se atë luftë po e zhvillojnë njerëz me biografi më se të dyshimtë akademike të cilëve u janë lëkundur keq pozitat dhe po shpresojnë t’i stabilizojnë përsëri, përmes zgjedhjeve të reja. Deri në zgjedhje, atyre nuk ju intereson asgjë, sepse nuk mendojnë të garojnë në bazë meritave akademike ose rezultateve menaxheriale, por duke lidhur koalicione ku ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj. Pavarësisht të gjithave, unë dhe ekipi im do të vazhdojmë të insistojmë në respektimin e ligjshmërisë dhe të standardeve akademike, duke mos bërë kompromise që dëmtojnë cilësinë dhe kredibilitetin e Universitetit”, thuhet në fund të komunikatës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.