Ajeti në Serie A
Arlind Ajeti ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane, Frosinone dhe shumë shpejtë do t’i kryej edhe testet mjekësore, të paktën kështu shkruajnë mediat italiane.
Sipas ekspertit të transferimeve në Serie A, Gianluca di Marzio, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, të martën do t’i kryej testet mjekësore te Frosinone, duke mos zbuluar detaje të tjera rreth kontratës, por tashmë duket e sigurt se 22 vjeçari do të nisë një aventurë të re në Serie A.
Ajeti u kërkua edhe nga St.Gallen, Kuban dhe Kransnodari, por duket se dëshironte ligën italiane. /Express/


