Fundamenti

Nis rregullimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Përlepnicë‏

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është krenari kur shohim duke u realizuar projekte në kuadër të programit dhe përcaktimit të kryetarit, Lutfi Haziri, për rregullim të infrastrukturës publike. Në fshatin Përlepnicë, sot jemi duke parë këtë projekt, më parë kemi investuar në asfaltim dhe kështu do të vazhdohet edhe më tutje, sikur që trajtim të njëjtë do të kenë edhe fshatrat tjera dhe komuna e Gjilanit në përgjithësi, ka thënë, ndër të tjerash, Bunjaku – Rexhepi.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu i shoqëruar edhe nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Përlepnicë.

Ky projekt kap një vlerë financiare prej 90 mijë euro dhe parashihet të përfundohet për 95 ditë pune.

Me këtë rast Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Bunjaku – Rexhepi, ka thënë se programi qeverisës po dëshmohet përmes projekteve të ndryshme në infrastrukturën publike.

“Është krenari kur shohim duke u realizuar projekte në kuadër të programit dhe përcaktimit të kryetarit, Lutfi Haziri, për rregullim të infrastrukturës publike. Në fshatin Përlepnicë, sot jemi duke parë këtë projekt, më parë kemi investuar në asfaltim dhe kështu do të vazhdohet edhe më tutje, sikur që trajtim të njëjtë do të kenë edhe fshatrat tjera dhe komuna e Gjilanit në përgjithësi”, ka thënë, ndër të tjerash, Bunjaku – Rexhepi.

Mobi Casa

Ndërsa, nënkryetari Rexhep Kadriu, ka potencuar angazhimet që janë duke u bërë në rregullim të infrastrukturës publike dhe kthim të Gjilanit kah funksionaliteti.

“Sot nisi projekti për investimin e rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin Përlepnicë. Vlera e projektit është rreth 90 mijë euro. Dinamika e përfundimit të punimeve është 95 ditë. Kjo dëshmon se Komuna e Gjilanit dhe kryetari Haziri, është i përkushtuar që infrastrukturën publike të rregullimit të ujërave të zeza ta përfundoj gjatë vitit 2016, në gjithë hapësirën e Gjilanit. Ky nuk është i vetmi projekt, do të punohet në të gjitha fshatrat e Gjilanit, ngase ne jemi futur tashmë në një program me qeverinë e Austrisë, me investime që në vlerë financiare do të jenë rreth 13 milion euro, pikërisht në kanalizime dhe rregullim të shtratit të lumenjëve”, ka thënë, nënkryetari Kadriu.

Kurse në emër të fshatit, Imami, Abdylaqim Shaqiri, ka thënë se të gjitha projektet që bëhen janë të mirëseardhura për këtë fshat dhe për banorët në përgjithësi.

“Projektet që po bëhen janë shumë të rëndësishme për fshatin tonë dhe për qytetarët këtu. Rrjeti i kanalizimit, rruga, ura, investimi në rrugët e arave të fshatit dhe projekte të tjera, janë me shumë rëndësi dhe domethënie për neve, në krijim të kushteve më të mira për qytetarët e këtij fshati, por edhe për fshatrat tjera”, ka thënë ndër të tjerash, Shaqiri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.