UBT

Opozitarët nesër i’a dorëzojnë peticionin presidentes Jahjaga

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nesër gjatë ditës, tre liderët e partive opozitare – Visar Ymeri (VV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA) – pritet të shkojnë tek presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Në këtë takim ata do të dorëzojnë peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

ARKATANA

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Jahjaga dhe krerët opozitarë do të zhvillojnë edhe një takim ku do të diskutohet për situatën politike në vend.

Ky takim pritet të mbahet nesër në ora 15:00.