Ylli i Kombëtares shqiptare në Ligën Premier
Suksesi i madh i Kombëtares shqiptare pas kualifikimit për në kampionatin evropian ‘Francë 2016’, ka ndikuar për së miri edhe tek lojtarët e saj.Naser Aliji është një lojtar i ri tek Shqipëria, mirëpo ai ka impresionuar të gjithë me lojërat e tij të shkëlqyera me fanellën kuq e zi.
Mbrojtësi i majtë nga Kumanova mund ta vazhdoj karrierën në Ligën Premier, pasi për të interesim ka shprehur Newcastle.
Aliji i cili aktualisht është pjesë e Baselit mund ta mirëpres këtë ofertë, ndërsa në rast se ‘laraskat’, e dëshirojnë atë duhet t’i paguajnë rreth dy milionë euro Baselit.
Aliji ishte i huazuar në skuadrën e Vaduzit ku ishte titullar i padiskutueshëm, ndërsa edhe pas rikthimit në Basel ai ngadalë por sigurt po e merr fanellën e titullarit tek kampionët e Zvicrës. /Telegrafi/


