UBT

Mijëra arsye për të protestuar kundër pushtetarëve oligarkë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mobilizimi i qytetarëve për protestën e radhës. Dibrani: Opozita nuk i beson më një kryeministri, që në vazhdimësi i ka gënjyer.

“Për ta motivuar popullatën, që sa më shumë t’i bashkohen protestës së 28 nëntorit, do të ishte mirë që opozita t’i shtojë kërkesat e saja, prej të cilave qytetarët e këtij vendi po vuajnë, si papunësia, korrupsioni i lartë, krimi i organizuar, kundër kapjes së shtetit nga mafia politike, varfëria e për mijëra gjëra të tjera. Besoj që për këto gjëra, të cilat janë shndërruar në kancerin e këtij populli, çdo qytetar do t’i përgjigjej ftesës”, shprehet analisti Faik Krasniqi

Duket se opozita po dështon të motivojë fuqishëm dhe në masë të madhe qytetarët për të dalë në protesta, për çka ata i kanë më shumë se një mijë arsye. Sipas analistëve, dhuna e demonstruar nëpër rrugët e Prishtinës është ajo që po i bën qytetarët të hezitojnë që të bashkëngjiten në protesta, sikur edhe kauza e zgjedhur nga opozita, së cilës i mungojnë disa nga më të rëndësishmet.

FIDANISHTJA

Ndër kërkesat që duhet opozita t’ia parashtrojë kësaj Qeverie duhet të jetë edhe që të merren masa kundër të korruptuar e të tej kriminalizuar, të cilët e kanë zhvatur e plaçkitur shtetin, që është kapur nga oligarkia kriminale politike e parapolitike, e lidhur me Qeverinë aktuale, që e kanë sjellë vendin buzë ekzistencës e shkatërrimit të shtetit. Mirëpo, analistët mendojnë se opozita duhet të gjejë metoda të tjera.

Politologu Nexhmendin Spahiu mendon se dhuna e shfaqur në protestën kundër Jabllanoviqit ka bërë që qytetarët të mos dalin më në protestat e opozitës. “Sigurisht që dhuna në protestën e parë të opozitës kundër Jabllanoviqit ka larguar nga protestat gjithë ata qytetarë që nuk janë të gatshëm për kacafytje fizike”, mendon ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.