Tarashaj drejt transferimit në Serinë A
Gianni de Biasi jo vetëm që arriti ta dërgonte Shqipërinë n kampionatin Europian për herë të parë në histori, por edhe i ka sistemuar një pjesë të tyre edhe në skuadra të njohur anë Itali.
Një ndër yjet e së ardhmes mund të jetë edhe Shani Tarashaj, i cili aktualisht aktivizohet me 21-vjeçarët e Zvicrës, ndërkohë që në ditët e fundit ka pasur interes të madh edhe nga skuadrat italiane.
Sulmuesi 20-vjeçar mund të transferohet në Itali gjatë merkatos së dimrit pasi për të kanë shprehur interes konkret, Sampdoria, Sassuolo, Torino dhe Palermo dhe agjenti i tij, Milos Malenovic nuk e fsheh një gjë të tillë.
“Shumë klube dhe jo vetëm italiane por edhe angleze, spanjolle, gjermane dhe franceze po e vëzhgojnë. Për momentin nuk mund të flas për asnjë emër konkret”, thekson agjenti në një intervistë dhënë për mediat italiane.


