Mustafi më i mirë se Ramos e Pique
Shkodran Mustafi ka lënë mbrapa shumë mbrojtës të klasit botëror, duke u zgjedhur si i dyti më i mirë deri më tani këtë edicion në La Liga, shkruan faqja SofaScore.
Sipas faqes, SofaScore, mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi, është mbrojtësi i dytë më i mirë në këtë pozitë në kampionatin spanjoll.
Futbollisti me prejardhje shqiptare, ka vetëm Marcelon e Real Madridit, para vetes. Mustafi ka qenë kyç për skuadrën e tij këtë sezon, përderisa Valencia pozicionohet në vendin e shtatë me 18 pikë të grumbulluara.
Ai i ka këtë sezon nëntë ndeshje të zhvilluara, pra, 810 minuta lojë. Mustafi ka një mesatare prej 1.8 bllokime për ndeshje, 4.7 ndërprerje të aksioneve dhe 5.2 duele të fituara.
Ndërsa më të mirën nga vetja e ka treguar në ndeshjen kundër Granadas, ku gjashtë herë ka pastruar situatën, pesë herë ka ndërprerë aksionet kundërshtare, 74.1% saktësi të pasimeve dhe ka shënuar një gol./telegrafi/


