Hidromorava

Kulmi i karrierës për Besart Berishën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Besart Berisha është duke e zhvilluar ndoshta sezonin më të mirë në karrierë. Të paktën, statistikat nuk gënjejnë. Me 10 gola në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet, sulmuesi i Melbourne Victory nuk e ka nisur kurrë më mirë sezonin, në pesë vjet sa luan në A-League.

Kjo e përfshin edhe sezonin fenomenal 2011/12 që e kishte, kur kishte realizuar 21 gola dhe e kishte fituar “Këpucën e Artë”, duke i ndihmuar Roar të shpalleshin kampionë, shkruan Zëri.

Në atë sezon, pas 10 ndeshjesh, pa i përfshirë ndeshjet e FFA Cup, ai kishte realizuar nëntë gola. 30 vjeçari i heshti kritikët, të cilët, në fillim të sezonit nuk besonin se do të shpërthente me Victory, në sezonin e tij të dytë në këtë klub.

“Statistikisht, besoj se ky është njëri prej sezoneve më të mira në karrierë për mua”, u shpreh fillimisht ish-sulmuesi i Hamburgut.

“Dhe, ndoshta nuk dukej aq i bukur apo i mirë në fillim të sezonit, por, siç pata thënë para fillimit të tij, ndihem mirë, ndihem i fortë”, vijoi ish-përfaqësuesi shqiptar.

KKVITI

“Në çdo moment që qëndroj në këtë klub, ndihem më me besim, më optimist. Ekipi më beson gjithnjë e më shumë dhe unë ndihem edhe më i fuqishëm, sepse ata më njohin më mirë, e dinë se si luaj, si punoj dhe mënyrën se si e mendoj këtë lojë. Sa më gjatë që rri këtu, gjërat do të shkojnë gjithnjë e më mirë”, thotë ndër të tjera Berisha.

Ai e përmendi periudhën e vështirë para-sezonale, e cila bëri që në xhirot e para të haste në vështirësi. Mirëpo, më pas, gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe planeve, përcjell Zëri.

“Ndonjëherë has në ndonjë vështirësi, sepse bëmë punë të madhe tremuajshe në fazën parasezonale. Mirëpo, ju duhet të shikoni përpara. Unë jam person i cili luan gjithmonë me dhimbje, por dhimbja nuk më ndal mua. Gjithmonë, diçka mund të ndodh në ndeshje dhe ju mund të keni probleme të vogla, mirëpo, unë do të vazhdoj të punoj fort dhe të mundohem ta jap më të mirën”, përfundoi ai.

Berisha i ka fituar tre tituj të kampionit në futbollin australian, dy me Brisbane Roar, në periudhën trevjeçare atje, dhe një me Melbourne Victory, në sezonin e tij të parë. Ai do ta kërkojë titullin e katërt këtë edicion. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.