De Biasi vazhdon me mirënjohje
Trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi për pak kohë ndoshta nuk do të ketë vend në shtëpi për të vendosur çmimet dhe vlerësimet.
Ai do të nderohet përsëri në vendlindje nga Shoqata e Futbollistëve Italianë në bashkëpunim me Bashkimin e Shtypit Sportiv Italian.
Ceremonia do të organizohet nga e dega e Triventos më 23 nëntor dhe ceremonia do të mbahet në Viçenca.
Arritja e madhe e Kombëtares duke u kualifikuar për herë të parë në fazën finale të Evropianit është arsyeja e këtij çmimi.


