Guardian shkruan për shtetet pjesëmarrëse në Euro 2016, ja çfarë thotë për Shqipërinë
Media e njohur britanike, The Guardian, ka paraqitur një pasqyrë për të gjitha kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Euro 2016, që verën e ardhshme mbahet në Francë.
Në këtë shkrim të The Guardian, shkruhet edhe për Shqipërinë, që për herë të parë siguron pjesëmarrjen në një komepticion kaq të rëndësishëm, transmeton Indeksonline.
“Si u kualifikuan atë: Një fitore 3:0 në udhëtim në Armeni muajin e kaluar, bënë që ata të renditen të dytët në grupin I, me këtë, ata do të marrin pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, përcjell Indeksonline. Në përgjithësi, ata fituan katër nga tetë ndeshjet e tyre të kualifikimeve, dhe mbetën të pamposhtur në udhëtim. Shënuesit më të mirë në kualifikim, Armando Sadiku, Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Mergim Mavraj, Berat Xhimshiti dhe Ermir Lenjani”, shkruan The Guardian, përcjell Indeksonline.


