Sinani viziton punimet në stadiumin e Koretinit
Kamenicë – Begzad Sinani me bashkëpunëtorë sot ka vizituar punimet në projektin e rregullimit të tribunave në stadiumin e KF. “Bashkimit” nga Koretini.
Sinani tha se me buxhetin e komunës kemi ndarë mjetet për realizimin e këtij projekti që ka qenë kërkesë e kamotshme nga këshilli lokal i fshatit Koretin dhe jam i lumtur që po e përfundojmë. “Po mundohemi të krijojmë kushte më të mira për sportin dhe sportistët, do të vazhdojmë me projekte të tjera për sportin edhe për klubet tjera në komunën tonë”ka thënë Sinani./rajonipress/


