UBT

30 ditë paraburgim për Kadaj-Bujupin, rifillon përleshja mes protestuesve dhe policisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.Menjëherë pas marrjes së lajmit, protestues në qendër të Prishtinës kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të Policisë.

Këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës.

Mobi Casa

Ja çfarë thuhet në njoftimin e Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda sot mbajti seancën dëgjimore,me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurës Donika Kadaj-Bujupaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 lidhur me nenin 31 të KPK, dhe veprën penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe vendosi që ndaj të njëjtës të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 18.11.2015.