Studentët e UBT-së dega e medias vizitojnë Televizionin KLAN
Prishtinë – Studentët e vitit të parë të degës së medias dhe komunikimit pranë UBT-së të martën kanë vizituar televizionin KLAN. Vizita në këtë medium është shoqëruar me interesimin e studentëve në ambientet e këtij mediumi, derisa Shkodran Gajraku, Zija Miftari e Kushtrim Sadiku kanë folur për punën profesionale që bënë ky medium.
Studentët e vitit të parë të degës së Medias dhe Komunikimit në UBT të martën ishin mysafirë të Televizionit KLAN.
Studentët të shoqëruar nga profesori Musa Sabedini kanë vizituar ambientet e TV KLAN-it dhe janë njohur nga afër me punën tejet profesionale që bëjnë gazetarët e këtij mediumi.
Drejtuesit e këtij mediumi Shkodran Gajraku, Zija Miftari e Kushtrim Sadiku i kanë njohur studentët me punën dhe kushtet që kanë gazetarët aty.
Gjithashtu studentët kanë vizituar edhe ambientet e këtij televizioni derisa janë interesuar të dinë rreth veprimtarisë dhe kushteve që kanë gazetarët brenda këtij mediumi.
Gajraku, Miftari e Sadiku u thanë studentëve se KLAN Kosova është medium për qytetarët e Kosovës dhe gjithmonë angazhohet që ta ruajë pavarësinë profesionale.
Studentët kanë bërë pyetje të natyrave të ndryshme rreth konceptit dhe guximit profesional që kanë gazetarët e këtij televizioni. /rajonipress/


