FIDANISHTJA

Fadil Kajtazi dhe vepra e tij “Pistoletat dhe revolverët”

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Çdo gjë që shihet, preket dhe përdoret nga njeriu, mund të përshkruhet e vlerësohet me fjalë. Pra, s’ka “send” në botë që nuk rrëfehet e përshkruhet. Vërtet, edhe kjo vepër publicistike e Fadil Kajtazit, gjilanas, është një publicistikë në vete. Njerëzit nuk shkruajnë vetëm romane, poezi, ese, publicistikë, drama e të tjera, por ai shkruan edhe për pistoletat dhe revolverët. Këto janë “sende” që duhet ti mësojë njeriu ynë. Pse jo?

Jeta e njeriut ballafaqohet me të gjitha “mjetet” e të jetuarit dhe të mbrojtjes. Pra, nuk ka “jetë” pa rrëfime! Andaj, këto “sende” që na pëlqejnë apo jo, dikush t’i përshkruajë, analizojë e të flas për historikun dhe përdorimin e tyre. Duke mësuar, njeriu ec me kohën. Edhe Fadil Kajtazi, si shumë autorë të tjerë, ditë më parë doli me librin e tij: “Pistoletat dhe revolverët”, i cili libër është unik që e botoi Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu” në Gjilan.

Ky libër që trajton historikun e zhvillimit të këtyre dy armëve, sistemet e funksionimit, reduktuesit e krismës, balistikën e jashtme dhe të mbrëmshme, llojet e municionit, sistemet e shejzimit të municionit, karakteristikat fizike dhe balistike të municionit, ka dy recensentë: kolonel Zaho Golemi, nga Akademia Ushtarake e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe kolonel Anton Quni. Kolonel Golemi, në parathënien e librit thotë se autori Kajtazi ka mundur dhe ia ka dalë me sukses të skedojë gjithë pistoletat dhe revolverët e përdorur nga sulmues e mbrojtës të trevës përreth Kosovës e Shqipërisë, por edhe më gjerë. “Aktualisht, shton Golemi, – kur kemi një Shqipëri 102 vjeçare dhe Kosovën shtet të lirë të njohur nga 108 shtete të globit, njohja e armatimit dhe municioneve, kalibrat që janë përdorur në Kosovë e Shqipëri, por sidomos nga fqinjët është sfidë për të gjitha organet e institucionet e sigurisë të të dy shteteve shqiptare në gadishullin e Ballkanit.

Eco Higjiena

Libri i autorit Kajtazi depërton në kohë pothuaj në dy shekujt e fundit në pistoletat që u përdorën në fundin e shekullit të XIX dhe përgjatë gjithë shekullit XX”. Ai shton edhe më tej, kur thotë se, duke shtuar se me këto armë e këto kalibra janë lidhur shumë ngjarje luftarake, të hapura e të fshehta, të zbuluara dhe të fshehura nga misteret e kohës. “Të njohësh armët do të thotë të njohësh rreziqet e kërcënimet dhe të ofrosh sigurinë. Zoti Kajtazi ka bërë një punë të spikatur njohëse që është njëherësh edhe një vlerë për të gjitha organet e sigurisë së shtetit shqiptar e kosovar…”.

Ndërsa, kolonel Anton Quni ka shtuar se, ky libër plotëson kureshtjen për informacion për pistoletën dhe revolverin, dy armët me të cilat shqiptarët kanë pasur dhe kanë marrëdhënie të veçanta, si dhe ndihmojnë në aftësimin profesional të kadetëve, pjesëtarëve të FSK-së dhe Gardës së Kosovës. “Shqiptarët kanë mundur të mësojnë vetëm për disa llojesh të armëve në shkolla, kur janë hapur ato, pra shumë vonë, ose gjatë shërbimit ushtarak, por jo edhe më herët dhe në mënyrë më të detajuar. Prandaj, edhe në literaturën tonë nuk ka ndonjë numër të theksuar që trajtojnë çështjen e armëve, të llojeve dhe të mënyrave të funksionimit të tyre”.

Andaj, Quni thotë se në këtë mungesë literature, libri i Fadil Kajtazit vjen si një domosdoshmëri njohjeje dhe përshkrimi për dy nga llojet më popullore dhe më të përhapura ndër qytetarë, pra edhe ndër shqiptarë: pistoletat dhe revolverin. Ai shton: “Pra, përveç informacioneve të përgjithshme që ka ky libër për pistoletat, revolverët dhe municionet për to, dhe që shuajnë kureshtjen e çdo lexuesi, ky libër ka edhe informacione të veçanta, profesionale dhe shkencore për to, e që janë me interes për njerëzit profesionistë, për pjesëtarë të FSK-së, të Gardës, dhe për kadetë të Akademisë së FSK-së”. Fadil Kajtazi është autor edhe i librit tjetër “Armët dhe lufta”. Ky është libri i dytë i tij me radhë. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.