UBT

Të korruptuarit, larg vendimmarrjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Duke e cilësuar korrupsionin si shkatërrim të sundimit të ligjit, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ka deklaruar se korrupsioni po e pengon Kosovën që ta arrijë potencialin e saj. Ai këto deklarime i ka bërë gjatë tryezës së diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe organizata të tjera qeveritare me temën “Progresi në Zbatimin e Strategjisë kundër Korrupsionit”.

Hope ka deklaruar se korrupsioni në Kosovë është duke i pamundësuar investimet e jashtme, krijimin e vendeve të reja të punës dhe po zbeh besimin e qytetarëve të vendit në institucionet qeveritare. Në këtë diskutim, përveç përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, e pranishme ishte edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila, deklaroi se lufta kundër korrupsionit mbetet njëra ndër sfidat primare të mandatit të saj.

Hope ka thënë së korrupsioni është ndër sfidat më të rëndësishme me të cilën po ballafaqohet Kosova. Sipas tij, është pikërisht korrupsioni ai që po e pengon Kosovën ta arrijë potencialin e saj.

UBT

“Ne të gjithë e shohim çmimin që ajo e merr, siç është pamundësimi i investimeve të jashtme, krijimi i vendeve të punës, shkatërrimi nga brenda i sundimit të ligjit dhe reduktimi i besimit qytetar në qeverinë e tyre dhe në procesin demokratik. Pra, thjesht, korrupsioni po e pengon Kosovën që ta arrijë potencialin e saj të plotë që është diçka që të gjithë ne po luftojmë”, ka thënë Hope.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se në Kosovë nuk duhet të ketë strehë për të korruptuarit./zeri/