UBT

Petritsch: Kosova e Serbia duhet të kenë qasje evropiane ndaj njëra – tjetrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e Komunave serbe nuk është i mirë, sepse është qenësore që të respektohen detyrimet e marra, ka vlerësuar sot kryetari i Fondacionit Marshal në Austri Wolfgang Petritsch.

Ai tanjugut i ka thënë se “përparimi i Kosovës varet edhe nga ajo se si ndihen pjesëtarët e bashkësisë serbe”, transmeton Koha.net.

“Kjo është bazë sipas të cilës do të matet se si përparon Kosova”, ka thënë ish – emisari special i BE-së për Kosovën dhe kryesues i BE-së në bisedimet e Rambouillet.

Petritsch ka theksuar se Serbia duhet të insistojë dhe të veprojë në mënyrë konstruktive që Marrëveshja me Prishtinën të zbatohet.

Fundamenti

Sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme që të dy palët, në frymë evropiane, t’i qasen njëra tjetrës dhe t’i përmbahen asaj për të cilën janë marrë vesh.

Njëkohësisht ai ka porositur edhe BE e ka obligim që si ndërmjetës në dialog të insistojë në përmbushjen e marrëveshjeve.

“Jam i bindur se kjo kështu shikohet në Bruksel dhe se edhe më tej do të kemi sukses”, ka thënë Petritsch.

http://koha.net/?id=27&l=84467

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.