UBT

Nënë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

E dashura fjalë e bukur, NËNË. Dhe t`i i meriton vargjet e mia, që më rrjedhin nga brendia, si lumenjtë e xhenetit.

Jeta jote filloi me mua,
në dhjetorin e 89-tës,
në spitalin e Prishtinës.

Fryma e parë,
u bë në duart e tua,
sa të bukura që i kishe.
Sytë e mi kur u hapën,
ty të parën të shikuan,
se t`i u kujdeseshe për mua.

E pastaj…
duart mi puthje,
këto duar që po të shkruajnë.
Të gëzova nënë,
kur unë buzëqeshja,
dhe t`i ndjeje lumturi.

Në duart e tua unë qaja,
jo nga t`i,
por për jetën që ti kishte.
Punët e shtëpisë,
thes mbi supet e tua,
mbi një nuse, jo një grua.

Më quajtët Fitim,
dhe unë fitova guxim,
që t`i bëj hapat e parë.
Por jo pa ndihmën tënde,
isha frikacak,
pa t`i kapur dhe duart e tua.

Mobi Casa

Natën ndihmën se kurseje,
zgjoheshe kur unë qaja,
kur të shihja ty, pushoja.
Dhe gecat e parë,
T`i mi ke parë,
të bukur e të bardhë.
…dhe mbas vitesh,
fillova klasën e parë.
1 shtatori,
ditë e vështirë pat qenë,
se pse, unë dhe t`i e mbajmë mend.

Kur më përcillje për në shkollë,
dëshirën ta kuptoja prore,
dhe të sillja pesa në fletore.
Dhe kështu me radhë,
shkolla fillore eci mirë e mbarë,
me të gjitha pesa në ditarë.

Nënë,
shkolla e mesme eci me sfida,
adoleshenca, puberteti,
procese me kriza.
…por nënë,
suksesi nuk pësoi ngrica.

Tu bë merak dhe fakulteti,
doje, unë e përfundova,
se vet t`i më ishe vullneti.
Pastaj më the:
“Bir, kam dhe një dëshirë në regjistër”
unë të kuptova nënë,
u bëra dhe magjistër.

U bëra burrë,
dhe për sa t’kemi jetë moj nënë,
fortesa jonë s’do shembet kurrë.

Fitim Kosumi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.