Kërkohet llogari nga RTK-ja për borxhin prej 1 milion eurosh
Hisen Berisha ka kërkuar nga menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës të japë llogari për borxhin prej 1 milion eurosh të grumbulluar për vetëm nëntë muaj.
Berisha, ish-komandant lufte, tash është anëtar i Bordit të RTK-së, shkruan sot Koha Ditore.
Në një dokument me 28 faqe ai ka hedhur dyshime për korrupsion, keqpërdorime, punësime të parregullta, shkelje të Ligjit për RTK-në dhe veprime të tjera të paligjshme. Ka akuzuar menaxhmentin e RTK-së në krye me drejtorin Mentor Shala, që jashtëligjshëm ka rritur shpenzimet për paga mbi 600 mijë euro për nëntë muaj.
Berisha, i cili në Bordin e RTK-së është zgjedhur para disa muajve, dokumentin ua ka përcjellë grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Ka thënë se po i ofron Kuvendit të Kosovës fakte të mjaftueshme se si menaxhmenti i RTK-së ka manipuluar me paranë publike, ka keqmenaxhuar, dhe se si aty ka konflikt të interesit, tejkalime të qëllimshme buxhetore, punësime pa kritere dhe defekte të tjera.
http://koha.net/?id=27&l=84013


