Halimi kërcënon Shqipërinë
Besar Halimi ka thënë se Kosova do të fitojë kundër Shqipërisë.Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi ka thënë se ata janë të përgatitur dhe to të fitojnë në ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë.
Ai e pranoj se do ta kenë të vështirë, pasi Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian, por insistoi se janë të përgatitur për këtë takim.
“Jemi të gatshëm për të luajtur me Shqipërinë dhe ne do të fitojmë. Është e vështirë për të ditur rezultatin, pasi Shqipëria ka skuadër të fort edhe Kosova ka skuadër të fortë dhe ka me kanë një ndeshje e hatashme”, tha Halimi pas stërvitjes gjatë një takimi me gazetarë.
“Lojtarët i kanë të fortë, se përndryshe nuk kishin mundur të kualifikohen në Kampionat Evropian. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë”, tha në fund ai.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet nesër në Prishtinë me fillim nga ora 14:00. /Express


