ARKATANA

Universiteti i Prishtinës në paralizë totale. Pas Senatit dështon edhe mbledhja e KD-së

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

​Situata në Universitetin e Prishtinës vazhdon të jetë alarmante. Përkundër vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami që të kthej rektorin Ramadan Zejnullahu, dhe kësisoj të shfuqizoj vendimin e Këshillit Drejtues për shkarkimin e rektorit, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

Dy organet drejtuese të UP-së, Senati dhe Këshilli Drejtues vazhdojnë të jenë të bllokuara. Derisa gjatë ditës së djeshme dështoi mbledhja e Senatit, për shkak se senatorët nuk po e njohin rektorin, sot ka dështuar edhe mbledhja e KD-së.

UBT

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Universitetit të Prishtinës. Sipas këtyre burimeve, mbledhja e Këshillit Drejtues e paraparë të mbahet sot për në ora 16 ka dështuar, për faktin se nuk kanë marrë pjesë disa anëtarë të Bordit, çka ka bërë që të dështoj kjo mbledhje.

Gazeta Blic ka arritur që ta siguroj edhe rendin e ditës, që ishte paraparë të diskutohej në këtë mbledhje./ Gazeta Blic

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.