Tubohet me Kosovën, merr lajm të keq nga Suedia
Skuadra e Gefles në Suedi ka njoftuar se nuk do t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha.
Skuadra e Gefles në Suedi ka njoftuar se nuk do t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha.
24-vjeçari pati kontratë më ekipin suedez deri në fund të edicionit i cili tashmë ka mbaruar.
Përpos ish-mbrojtësit të Prishtinës, Gefle ka liruar edhe disa lojtarë të tjerë. “Kontrata me Ilir Berishën, Jonas Olssonin, Christoffer Aspgrenin, Mark Da Silva Lindromin dhe Sasha Sjaniqin kanë skaduar. IF Gefle ka vendosur të mos t’ua vazhdojë ato”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit.
Berisha në Gefle u transferua në marsin e vitit të kaluar nga Orebro. Ai ka shënuar dy gola në shtatë paraqitje. Dy gola shënoi edhe në ekipin rezervë të Gefles në tetë paraqitje.


