Eko Higjiena

Dialogu me “armikun” të riformatohet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pasojat e bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Kosova të vendosë kushtet e saj shtetërore ndaj Serbisë fqinje

Përfaqësues politikë dhe analistët kërkojnë të rishikohet dialogu me Serbinë si armike e pavarësisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës, duke marrë shtysë nga fushata e egër kundër anëtarësimit në UNESCO

Dështimi i diplomacisë kosovare përballë fushatës së shtetit serb për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, që është një sjellje në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013, nga përfaqësues të subjekteve politike, pozitë dhe opozitë, analistët politikë, është vlerësuar si një moment kyç, i cili duhet shfrytëzuar nga shteti i Kosovës për ta rishikuar rrënjësisht procesin e dialogut me Serbinë, duke e parë atë si një vend armik i pavarësisë dhe ndërkombëtarizimit të shtetit të Kosovës.

Mobi Casa

Në fokus të kritikës dha akuzave për dështim është klasa politike që udhëhoqi dialogun e deritanishëm, ministri i jashtëm Hashim Thaçi dhe ekipi i tij, i cili është në mandatin e trete qeverisës dhe në dialog është futur pa kushte, madje duke mos guxuar as ta padisë Qeverinë serbe për gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë. “Fushata e tërbuar që bëri Serbia për ta penguar Kosovën është e pa precedent dhe e liron Kosovën nga obligimet që t’i respektojë marrëveshjet. Çfarë vlere kanë marrëveshjet me një shtet kur ai shtet manifeston armiqësi të egër ndaj nesh si shtet. Çfarë kuptimi ka që Kosova, duke mundësuar dialog dhe duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për veten po ia mundëson Serbisë që të anëtarë- sohet në Bashkimin Evropian, në ndërkohë që Serbia bën çmos që ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në institucione të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë ato financiare, arsimore, kulturore e sportive”, tha deputeti Adem Salihaj nga LDK-ja.

Ai ka pohuar se është një gabim i madh strategjik që Kosova nuk i ka vë asnjë kusht Serbisë në këtë dialog, madje as nuk ka ushtruar padi për krimet gjenocidale që ka bërë në luftën e Kosovës.”Në vend që Serbia ta ndjejë fajin e gjenocidit dhe masakrave të pashembullta që ka bërë më shumë se një shekull ndaj popullit shqiptar, Kosova detyrohet t’i bëjë koncesione të reja, duke u siguruar serbëve në Kosovë privilegje aq të mëdha, saqë nuk i ka asnjë pakicë askund në Evropë, madje aso privilegjesh, që nuk i kemi as ne shqiptarët në shtetin tonë”, u shpreh ai./kosova sot/