Kosovë – Shqipëri, veç himni kombëtar
Në miqësoren e së premtes ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në stadiumin e Prishtinës do të dëgjohet himni kombëtar shqiptar, por jo edhe ai shtetëror i Kosovës, shkruan Zëri.
Ky i fundit pritet të zëvendësohet me atë të FIFA-s, e cila e ka lejuar Kosovën të zhvillojë miqësore ndërkombëtare, por pa simbole shtetërore dhe me fusnotë. /Zëri/


