Osmani: Dëmtuam vetveten, Thaçi nuk përdori resurset akademike
I kemi bërë dëm vetvetes pasi kemi vënë nënshkrimin në një marrëveshje që u ndryshua në momentin e fundit, ka thënë në Rubikon deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, duke shpjeguar pikën që është hequr nga marrëveshja për normalizimin ku thuhej se palët nuk duhet të pengojnë anëtarësimin e saj në Organizata e ndryshme.
Osmani madje ka akuzuar ministrinë e Jashtme se nuk ka përfshirë resurset akademike në këtë aspekt.
Sipas saj duhet patjetër të rishqyrtohet strategjia e jashtme dhe aty të përfshihen të gjithë duke lënë anash partitë politike.
http://koha.net/?id=27&l=83665


