UBT

Pacolli: “Inxhinierët ndërkombëtarë po mbahen të izoluar në kampin e MABCO-s”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Presidenti i kompanisë MABCO dhe biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër lidhur me situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, duke ngritur akuza të rënda për bllokim të stafit teknik dhe trajtim të papranueshëm të punëtorëve e inxhinierëve ndërkombëtarë brenda territorit të aeroportit.

Përmes një postimi publik, Pacolli deklaroi se edhe sot ka vazhduar e njëjta situatë tensionuese në hyrje të Aeroportit të Vlorës, ku sipas tij, punëtorët shqiptarë, inxhinierët dhe nënkontraktorët që kanë ndërtuar aeroportin nuk po lejohen të hyjnë në vendin e tyre të punës.

Ai pretendon se hyrja në aeroport po mbahet e bllokuar nga roje private nën praninë e Policisë së Shtetit, ndërsa situatën më shqetësuese e përshkroi atë që po ndodh brenda kampit të kompanisë MABCO.

Sipas Pacollit, mbi 50 inxhinierë kinezë ndodhen ende të izoluar brenda kampit të kompanisë, në kushte që ai i cilësoi si krejtësisht të papranueshme.

“Ata nuk lejohen të dalin normalisht për të ushtruar punën e tyre dhe janë vënë përballë një situate absurde: të largohen pa të drejtë kthimi. Këta njerëz nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’u trajtuar si të dyshuar apo si të burgosur. Kanë ardhur për të punuar në një projekt strategjik”, ka shkruar Pacolli.

HW

Ai shtoi se gjatë ditës, inxhinierët kanë kërkuar ushqim dhe medikamente, ndërsa ndihma bazike, sipas tij, është dërguar vetëm pas shumë vështirësive.

Pacolli e cilësoi situatën si shkelje serioze të të drejtave themelore të njeriut dhe të standardeve ndërkombëtare të punës, duke theksuar se asnjë konflikt kontraktual nuk mund të justifikojë izolimin fizik të stafit teknik në një projekt strategjik.

Në reagimin e tij, ai u bëri thirrje institucioneve shqiptare që të ndërhyjnë urgjentisht për t’i dhënë fund, siç e quajti ai, “kësaj situate të turpshme”, e cila sipas tij po dëmton jo vetëm projektin e Aeroportit të Vlorës, por edhe imazhin e Shqipërisë përballë investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.