ARKATANA

Bajrami: Kosova e meriton UNESCO’n

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Kosova është e gatshme, e meriton dhe duhet të jetë anëtare e UNESCO-s. Kështu ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Sipas tij, pranimi në UNESCO është vendosmëri e shtetit të Kosovës për të ndërtuar partneritet të fuqishëm me organizatat ndërkombëtare.

Ministri Bajrami pret sot përkrahje nga vendet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, por edhe nga vendet e tjera që të votojnë në favor të pranimit të Kosovës në UNESCO.

“Bordi Ekzekutiv i UNESCO tashmë ka votuar me shumicë votash që ta pranojë kërkesën e Republikës së Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s. Tani presim që vendimi përfundimtar në favor të Kosovës të merret në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate”

ARKATANA

”Ajo që është shumë me rëndësi, është se Kosova është e gatshme, e meriton dhe duhet të jetë anëtare e UNESCO-s. Presim përkrahje nga shumë vende, nga ato që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, por edhe nga vendet e tjera. Pranimi në UNESCO është vendosmëri e shtetit të Kosovës për të ndërtuar partneritet të fuqishëm me organizatat ndërkombëtarë”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa duke folur për përpjekjet e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është fitore kundër të tjerëve, por e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë për mbështetje dhe emancipim në aspektin arsimor, shkencor dhe kulturor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.