“Sonata” me Regjisor Durim Kryeziu shpërblehet me çmimin “Best Short Film” në New York
Gjilan – Filmi “Sonata” me Regjisor Durim Kryeziu është shpërblyer me çmimin “BEST SHORT FILM” në festivalin Albanian Film Week në New York.
Sinopsis: Një lidhje dashurie në mes dy personaliteteve tërësisht të kundërt me karaktere dhe kërkesa karshi përditshmërisë, edhe rastësisht prodhon pakënaqësi të cilat sa shkon e fryhen duke kaluar në problem të cilat pothuajse nuk kanë zgjidhje meqë personazhet atakojnë njëri tjetrin duke krijuar barrierë dhe shtruar pyetjen: Çfarë është dashuria.?! Çfarë është martesa.? Sa zgjasin këto.? A mund të sherohën me kohë, me vjet, me muaj, me ditë, ne orë, normal që zgjidhjen secili e afron nga këndvështrimi dhe karakteri.
Filmi deri tani është prezantuar në këto festivale:
– “Balkan Film Food Festival” ne Pogradec-Shqipëri,
– “River film festival” në Italy
– “San Francisko Film Award”
– “Three cities film festival and Conference që organizohet në tre vende NewYork City, Santo Domingo, Dominican Republic ,Los Angeles,
– “INTERNATIONAL EUROFILM FESTIVAL” në Spanjë,
– “São Tomé Festfilm” në Portugali
– “University of Illinois Student Film Festival” në Illinois – USA
– “Hyjnesha në Fron”Kosove
– Dea Film festival – Shqiperi
– 5th Bengaluru International Short Film Festival – Indi
– West Nordic International Film Festival Ålesund, Norway
-36th International Cinematographers’ Film Festival “MANAKI BROTHERS”, Bitola, Republic of Macedonia,
– 6th Balkans Beyond Borders Short Film Festival në Thessaloniki Greqi
– The 4th Edition of Albanian Film Week në New York US,
– FirstStep FilmFest në Shqipëri,
– Sose International Film Festival në Armeni,
-5th Pune Short Film Festival 2015 në Indi.
“SONATA” mw herwt është shpërblyer me dy Çmime. Nga festivali San Francisco Film Awards me shpërblimin “Honorable mention” dhe nga Festivali i Filmit “HyjneshanëFron” ku merr çmimin Filmi mw i mirw i shkurtw kombwtar.
Filmi është realizuar në kuadër të Fakultetit të Arteve, Universiteti i Prishtinës dhe produksioni Land film’s me mbështetje nga QKK dhe Komuna e Prishtinës.
Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani, Leandra Ajdini.
Regjisor: DurimKryeziu, Skenari: Ben Apolloni, Durim Kryeziu, Drejtor i fotografisë: Rron Ismajli, Kompozitor: Memli Kelmendi, Tonisti: Agron Demolli, Kostumografe: Greta Maksuti, Skenografet: Lumjeta Havolli, Agron Blakqorri. Grimi: Albana Berisha, Leonora Mehmetaj./rajonipress/


